Rritet numri i papunësisë edhe në Zonën Euro

Gjermani - Norma e papunësisë u rrit në mënyrë të papritur në muajin gusht duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën në një moment kur Eurozona po përjeton një periudhë stanjacioni dhe kur tensionet mes BE-së dhe Rusisë e bëjnë edhe më negative këndvështrimin për ekonominë më të madhe të Europës. Numri i personave të papunë në muajin gusht u rrit me një normë sezonale prej 2 mijë personave, duke shkuar në një total prej 2.9 milionë persona.Të dhënat zyrtare u bënë sot publike nga Agjencia Federale e Punës me qendër në Nurenburg. Shifrat janë edhe më negative nga 5 mijë të papunë të tjerë, që ishin parashikuar nga analistët. Pavarësisht kësaj rritjeje, norma e papunësisë mbeti e pandryshuar në muajin aktual në 6.7%, në nivelin më të ulët në 2 dekadat e fundit.Ekonomia e Gjermanisë rrëshqiti sërish në tremujorin e dytë të vitit 2014 dhe për mbarë bllokun europian me 18 anëtarë, parashikimi për rimëkëmbjen mbetet i brishtë. Tashmë për Zonën Euro shpresa e vetme është deklarata pozitive e bëra javën e shkuar nga kreu i Bankës Qëndrore Europiane, se mund të nisë së shpejtë një program të lehtësimit sasior.Ekonomistët gjermanë janë shprehur se në të vërtet lideri apo timoni i ekonomisë së europës, nuk është në gjendje të mirë, sikurse në fakt e nisi vitin 2014. Tregu i punës është ende i fortë por megjithatë parashikimi për ekonominë është përkeqësuar.Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës, numri i njerezve të mbetur pa punë në muajin gusht u rrit me 3 mijë në gjermaninë perëndimore por ra me 1 mijë në lindje.Ndërsa gjermanët po vuajnë një rënie të ekonomsë me 0.2% në periudhën prill-qershor dhe kjo për shkak të saksioneve të vendosura nga perëndimi drejt Rusisë, duke bërë që impakti i parë i tyre të ndihet në ekonomi. Dy ditë më parë, edhe indeksi IFO, që mat besimin e bizneseve gjermane ra për të katërtin muaj në rradhë në muajin gusht. Megjithatë banka më e madhe në vend, Bundesbank paralajmëroi se situata ekonomike do të përmirësohet ndjeshëm në pjesën e dytë të vitit.