"Qantas" raporton humbje marramendëse

Kompania shtetërore ajrore e Australisë, "Qantas" ka raportuar humbje marramendëse prej 2.8 miliardë dollarësh në muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke regjistruar kështu edhe humbjet më të mëdha vjetore. Kompania e fluturimeve tha se kjo rënie i dedikohet kryesisht rënies së kërkesës konsumatore. Analistët prisnin humbje deri në nivelin e 750 dollarëve.Zyrtarë të "Qantas" thanë se kërkesa e dobët, shpenzimet e dobëta konsumatore dhe rritja e kostove të naftës, kanë dhënë kontributin kryesor në këto humbje kolosale. Në të gjithë historinë e linjës ajrore, këto janë statitikat më negative. Në fakt shifrat kanë qënë zhgënjyese pasi firma në fjalë kishte shfaqur pozicione të forta financiare dhe ishte përmirësuar ndjeshëm në treg.Shifrat e sotme kanë vënë kështu në dyshim të ardhmen e të gjithë kompanisë. Por zyrtarë dhe drejtues të saj thanë se parashikimi për vitin e ardhshëm është më pozitiv, madje në 2015 parashikohen edhe fitime. Ata thanë se balanca dhe likuiditetet janë të forta dhe se në përgjithësi e gjithë performance financiare e kompanisë po përmirësohet.E pavarësisht humbjeve marramendëse prej 2.8 miliardë dollarësh, aksionet e kompanisë "Qantas" janë rritur në tregtinë e sotme me 7%. Prej muajsh kompania shtetërore australiane, “Qantas" ka deklaruar se po kalon kohë të vështirë, kryesisht për shkak të konkurrueshmërisë në tregun ndërkombëtar por edhe atë të brendshëm. Ajo është në luftë sa i takon çmimeve, edhe me rivalen kryesore, "Virgin Australia".Kompania gjithashtu ka argumentuar se ligji i qeverisë australiane se ajo nuk mund të tërheqë investime të huaja, e ka dëmtuar aftësinë e saj për të konkurruar me kompani të tjera. Vitin e shkuar "Qantas" firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me linjën ajrore të Dubait, "Emirates Airline" në përpjekje për të përmirësuar tregun e saj dhe për ta zgjeruar atë.Por në muajin shkurt të këtij viti, pasi raportoi humbje financiare, “Qantas” bëri të ditur se do të shkurtojë 5 mijë vende pune. Deri më tani, janë shkurtuar 2500 vende pune, ndërsa pjesa tjetër do të lajmërohen deri në fund të vitit 2015. Kompania duhet ti reduktojë shpenzimet e saj brenda tre viteve me 2 miliardë dollarë.