Franca në stanjacion, rritet niveli i papunësisë
Francë - Numri i personave në kërkim të një pune në Franë u rrit në muajin korrik me 0.8%, duke arritur në një rekord të ri, 3.424.400 persona. Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Papunësisë, kjo rritje në nivele shqetësuese qëndron në të njëjtën linjë me rritjen e normës së papanësisë, në 4.3% më shumë se një vit më parë, duke e bërë 2014-ën një tjetër vit të vështirë për francëzët.Presidenti Francois Hollande ka premtuar se do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe se do të bëjë gjithcka për të lëvizur motorrët e ekonomisë për ta çuar atë përpara.Por ekonomia ende mbetet e brishtë, fakt që çoi edhe në një revoltë brenda kabinetit qeveritar 3 ditë më parë, ku 3 ministra dhanë dorëheqjen pasi dolën kundër masave të shtrëngimit të propozuara, ministra të cilët u zëvëndësuan brenda 24 orëve.Kryeministri Manuel Valls ka paralajmëruar se të dhënat më të fundit të zyrës kombëtare të punësimit, nuk janë aspak të mira, për një vend që është ekonomia e dytë më e madhe dhe më e fuqishme e Eurozonës. Gjithsesi gjatë një takimi i përfaqësues të biznesit vendas gjatë të mërkurës, Valls premtoi se qeveria do të shpejtojë edhe më shumë me reformat."Franca ka nevojë për ju, që jeni punëdhënësit më të mëdhenj të vendit. Unë i dua kompanitë" tha Valls. Përpos numrit të personave që kërkojnë punë, në muajin korrik është rritur ndjeshëm dhe frikshëm edhe numri i personave të papunë, me 0.8% nga një muaj më parë, në gati 3.5 milionë persona. Por për qeverinë duket se është e vështirë mbajtja e premtimit për krijimin e vendeve të punës.Nëse Hollande do të mendojë të rikandidojë sërisht për postin e presidentit, ekspertët e sugjerojnë që ai mos ta bëjë pasi kreu i Elizesë, e ka humbur tashmë mbështetjen e popullit, pikërisht për situatën ekonomike të vendit dhe mbi të gjitha pas planit të tij më të ri për rimëkëmbjen e financave të shtetit: një miksim i masave shtrënguese dhe reformism të sistemit të taksave.Franca po përballet me një papunësi në nivelin e 10% ndërsa rritja ekonomike ka mbetur në stanjacion. Strategjia e qeverisë për të nxitur ekonominë, "Pakti i përgjegjshëmrisë" duket se po dështon. Gjithcka tashmë duket se mbetet në dorë të ministrit të ri të ekonomisë, Emmanuel Macron, për të cilin sinjalet duket se janë pozitive.