Obama refuzon sfidën e akullit

Edhe pse shumë njerëz të famshëm në botë i kanë kthyer vetes nga një kove me ujë dhe akull, për tu sensibilizuar me sëmundjen ALS, Sklerozë Amiotrofike Laterale, që njihet ndryshe si sëmundja e Lu Gerigut, këtë gjë nuk e ka bërë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.Këtë e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë, e cila ka thënë se presidenti Obama, nuk do të marrë pjesë, mirëpo bëhet e ditur se ai ka dhënë një shumë parash për këtë sëmundje.ALS Ice Bucket Challenge, i ka shtyrë shumë njerëz në botë që ta lagin veten më ujë të akullt, të cilët pastaj kanë postuar videot e tyre online.Por jo vetëm Obama, e ka refuzuar sfidën e akullit. Njëjtë ka vepruar edhe Papa Francesco. Ai ka thënë se: “Një kristian i vërtetë di te japë. Jeta e tij është plot me akte bamirësie, por jo me buje”.Papa Francesko, ishte nominuar nga këngëtarja kolumbiane Shakira.Marrë nga: KOSOVAPRESS