Kriza në Ukrainë, rebelët hyjnë në Novoazovsk

Rebelët prorusë, të mbështetur nga ushtarët rusë, kanë hyrë në qytetin Novoazovsk, në juglindje të Ukrainës. Lajmi u bë i ditur sot nga një luftëtar i milicisë pro-qeveritare .Një burim ushtarak tha se forcat separatiste kishin marrë edhe Savur-Mohyla, një kodër në lindje të Donetskut, e cila është një pikë strategjike mbi fusha të mëdha të territorit ukrainas. Kryebashkiaku i qytetit port në Detit Azov deklaroi se rebelët kanë hyrë në disa pjesë të qytetit ku janë përshëndetur nga pjesa e banorëve rusishtfolës. Ndërkohë, forcat ushtarake ukrainase konfirmuan ardhjen e forcave ruse në mbështetje të separatistëve, të cilët javët e fundit kanw qenë nën presion nga forcat qeveritare në fortesat e tyre në Donetsk dhe Luhansk. Humbja e Novoazovsk, e cila u konfirmua jozyrtarisht për Reuters nga një burim i forcave ushtarake të Kievit, por që ka dashur të mbetet anonim, është një goditje e madhe ndaj forcave qeveritare që pas marrjes së qytetit port Mariupol nga rebelët. Ambasadori i SHBA në Kiev, Geoffrey Piatt, shkroi ne Twitter: "Tanke të ardhura nga rusia , automjete të blinduara, artileri dhe granatahedhës të shumta e raketa kanë qenë të pamjaftueshme për të mposhtur forcat e armatosura të Ukrainës. Deri tani një numër në rritje i trupave ruse kanë ndërhyrë direkt në luftën në territorin e Ukrainës. Rusia ka dërguar gjithashtu sistemet e saj më të reja të mbrojtjes së ajrit, duke përfshirë të SA-22 në lindje të Ukrainës dhe tani është i përfshirë drejtpërdrejt në luftime," tha ai. Zvillimet vijnë pas takimit te presidentit te uskrainës petro poroshenko me ate të rusisë valdimir putin, në të cilin u premtua paqe.Më shumë se 2 mijë persona kanë mbetur të vdekur që prej fillimit të luftimeve në Donetsk dhe Luhansk dhe shumë të tjerë kanë shtëpitë e tyre.