Virusi i Ebolas, Nigeria mbyll shkollat deri në tetor

Nigeria ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave deri më 13 tetor, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës, Ebola.Viti i ri akademik do të fillonte të hënën, por Ministri i Arsimit urdhëroi mbylljet e shkolllave në mënyrë që stafi të trajnohet për të identifikuar personat e prekur me virusin e Ebolas.Ibrahim Shekarau tha se të paktën në çdo shkollë do të ketë dy stafe të trajnuar për të identifikuar, personat e prekur dhe mësuesit po punojnë më stafet e poscme mjekesore. Autiritetet nigeriane kanë rritur masat kundër virusit, pasi pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e Ebolës.Nigeria u prek nga sëmundja vdekjeprurësë në muajin korrik, kur një person i infektuar me Ebola në Liberi, hyri në territorin nigerian. Sipas qeverisë nigeriane, tashmë ka disa raste te konfirnuara të prekur me virusin, ndërkohë që autoritetet shëndetësore po bëjnë të pamundurën të frenojnë përhapjen e sëmundjes.Ministri tha gjithashtu se së shpejti do të fillojë një fushatë sensibilimi për të gjithë personelin mësimdhënës në të gjitha insitucionet arsimore në vend.Virusi vdekjeprurës ka prekur shumë vende të Afrikës Perëndimore, por më shumti është përqendruar në në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone, duke vrarë më shumë se 1.400 persona.Ebola ka infektuar rreth 2.615 persona, prej të cilëve gjysma kanë humbur jetën. Virusi është përhapur përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet e infektuara trupore. Nuk ka shërim për Ebolan, por me trajtim intensiv, pacientët kanë një shans për të mbijetuar.