Sulmoi gjyqtaren me acid, pranga 24-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2013, 10:33
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar që sulmoi me acid sanitar gjyqtaren Mirela Mishgjoni.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Nertil Zotaj, i cili sipas të dhënave e kishte blerë acidin në një dyqan vetëm një ditë para sulmit.Sipas policisë 24-vjeçari ishte dënuar më herët me 11 muaj burg nga kjo gjyqtare ndërsa e ka sulmuar gjyqtaren me pretendimin se e kishte dënuar më shumë se sa duhej.Gjyqtarja Mishgjoni u sulmua me acid në afërsi të banesës së saj më datën 16 janar ndërsa gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë.