Situata në Preshevë, Panariti takime të veçanta me gjashtë ambasadorë

Pas situatës së krijuar së fundi në Luginën e Preshevës, pas heqjes dy ditë më parë nga xhandarrmëria serbe e lapidarit te ngritur në nder të dëshmorëve të UCPMB-së, ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti ka zhvilluar një seri takimesh me diplomatët më të rëndësishëm të akredituar në vendin tonë.Ambasadoret e huaj janë informuar në mënyrë të detajuar nga Ministri i Jashtëm se si i sheh këto zhvillime Shqipëria dhe qendrimin e vendit tonë mbi ngjarjen. Fillimisht kryediplomati shqiptar u takua me ambasadorin amerikan Arvizu e më tej pati takime me ambasadorin e Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës.Nga ana tjetër, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme kanë raportuar në Komisionin për politikën e jashtme për situatën në Presheve, duke paralajmëruar se në rast të tensionimit të situatës, Shqipëria do rishikojë marrëdhëniet me Serbinë.Opozita në Komision kërkoi që Shqipëria të rrisë presionin në Bruksel, duke qenë se Serbia pret të jetë një vend kandidat për ne BE.Dy ditë më parë qindra forca të xhandarmërisë serbe hoqën përmendoren e ngritur në nder të dëshmorëve të UCPMB-së, duke sjellë tensionim të situatës në Luginën e Preshevës.