CEZ reagon pas heqjes së liçensës nga ERE: Do nisim arbitrazh ndërkombëtar

Kompania çeke CEZ Shpërndarje ka reaguar menjëherë pas vendimit të sotëm të ERE për heqje të licensës, duke e cilësuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin.Në një deklaratë për mediat të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë, CEZ kundërshton heqjen e liçensës së shpërndarjes së energjië si dhe deklaron se do të ndërmarrë të gjitha hapat për të dërguar çështjen në një arbitrazh ndërkombëtar.Krahas kësaj CEZ ka kundërshtuar edhe vendimin për emërimin e administratorit shtetëror që do të menaxhojë kompaninë deri në momentin që qeveria shqiptare të zgjidhë konfliktin me CEZ dhe të merret një vendim i dytë lidhur me sistemin e shpërndarjes.Lidhur me këtë CEZ deklaron se do të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet ligjore dhe do të njoftojë qeverinë shqiptare se do të nisë arbitrazhin ndërkombëtar.Më herët Enti Rregullator i Energjisë i ka hequr licencen kompanisë CEZ, ndërsa ka emëruar administrator Sahit Dollapin. Bordi i ERE-s ka miratuar me konsensus të plotë heqjen e licensave të CEZ-it, për shpërndarjen e energjisë dhe furnizimin me pakice dhe ka përzgjedhur me katër vota pro dhe 1 kundër Sahit Dollapin si administratorin e ri shtetëror, i cili do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes derisa licenca ti kalojë një subjekti tjetër.Ndërkohë që drejtori juridik Eduard Elezi shpjegoi detyrat e administratorit të ri, i cili merr në dorëzim kompaninë brenda 10 ditëve.Procedurat për heqjen e licenses ndaj kompanisë nisën rreth 60 ditë më parë për shkak të shkeljeve të konstatura në pikat e kontratës së kompanisë.Gjatë monitorimit të realizuar në këtë hark kohor ERE konstatoi një sërë mosrealizimesh që kanë të bëjnë me importin e energjisë, ndërprerjen kolektive të energjisë për konsumatorët, faturimin afrofe, rritje të humbjeve në rrjet dhe mosrealizimin e investimeve.