Vodhi një servis në qytet, arrestohet 17-vjeçari në Has
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2013, 20:26
Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Hasit për vjedhje. 17-vjeçari me iniciale I.J, nga fshati Gajrep është arrestuar nga efektivët e policisë pasi akuzohet se më datën 19 janar ka vjedhur një servis në qytetin e Krumës.Sipas policisë 17-vjeçari ka vjedhur disa materiale dhe një shumë parash, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjatë arrestimit të tij. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.