Topi flet nga Puka për 21 janarin: Shteti të funksionojë në ato standarte që e meritojnë shqiptarët
Në 2 vjetorin e ngjarjes së 21 janarit Fryma e Re Demokratike përmes kryetarit të saj Bamir Topi u shprehu edhe njëherë ngushëllimet familjeve të viktimave, ndërsa bëri thirrje që shteti të funksionojë në ato standarte që e meritojnë shqiptarët.Gjatë një dialogu të hapur me qytetarët në Pukë, Topi deklaroi se FRD do të hartojë projekte zhvillimi për të vënë administratën publike në funksion të qytetarëve dhe jo për xhepat e individëve të veçantë.“Shqiptarët nuk janë të pandjeshëm ndaj demokracisë, por pjesëmarrja e tyre e ulët në votime ka një shkak: ata janë të zhgënjyer nga politika. Demokracia shqiptare nuk është monopol i dy individëve, por monopol i gjithë Shqiptarëve. Kryeministri shfrytëzon mediat dhe hyn abuzivisht në jetët tona familjare, veprime të cilat nuk janë pjesë e traditës shqiptare”tha Topi.Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Gazmend Oketa, duke komentuar qeverisjen e sotme vuri në dukje se kjo është qeveria ku buxheti nuk është në gjendje t’i përgjigjet në kohë qyterarëve me paga e pensione.“Kjo qeveri në vend të merret me problemet e qytetarëve merret me problemet e individëve, kateve të pallateve dhe njerëzve që janë afër qeverisë. Le t’i bashkojmë energjitë tona për t’i dhënë fund këtij regjimi. Unë jam i bindur se në 23 qershor, Puka do të dalë dhe do të mbështesë masivisht FRD-në”tha ai.