Kabashi pritet të aktivizohet për herë të parë me Juventusin në Seria A
Juventus do të luajë sonte në mbremje një ndeshje të rëndësishme kundër skuadres së Udineses. Në Juventus Stedium bardh e zinjtë e drejtuar nga tekniku Konte janë në alarm përsa i përket repartit te mesfushes.Dëmtimi i disa lojtarëve ka bërë me dhimbje koke trajnerin e bardh e zinjëve, që i duhet të mbështet tek të rinjtë për të përballuar këtë sfidë të sotme. Një nga këta të rinjtë që janë grumbulluar nga tekniku juventin është edhe mesfushori i ri i talentuar i kombëtares shqiptare, Elvis Kabashi. Ky i fundit është grumbulluar në skuadër, ndërsa pritet që të ketë ndonjë minutë në dispozicion për të bërë edhe aktivizimin e tij të parë në Seria A me ngjyrat e "Zonjes së Vjeter".Në përballjen e sotme bardh e zinjtë e udhëhequr nga Konte do të luajnë me formacionin e përhershëm 3-5-2. Në portë: Bufon; në mbrojtje: Caseres, Bonui dhe Barzaglji; në mesfushë: Marrone, Ggiacerini, Pogba, Padoin dhe Litschteiner. Ndërsa në vijen e parë të sulmit pritet të vihet dyshja Vucinic - Govinco. Në këtë formacion bien në sy mungesa e Pirlos, Marchisios dhe Quagliareles që kanë patur probleme.Në kampin tjetër skuadra e Udinezës do të luaj me të njëjtin formacion 3-5-2. Në portë: Padeli, Në mbrojtje: Herto, Domici, Danilo. Në mesfushë Guidolin pritet të aktivizojë: Alan, Pinci, Pasquale, Laxari dhe Basta. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja Ranegie dhe Muriel. Kësaj sfide pritet ti mungojë edhe kapiteni i Friulianve Di Natale për shkak të një demtimi muskulor. Ndeshja do të luhet në 20:45 në Juventus Stedium.