Valdes pranë largimit, Barça në kërkim të një portieri

Barcelona është duke menduar seriozisht që në vend të Victor Valdes të transferojë në "Camp Nou" portierin e Liverpoolit Pepe Reinën. Sipas mediave spanjolle, Tito Vilanova e pëlqen portierin iberik të Liverpoolit, ndërsa edhe skuadra do të pajtohet me këtë pasi Reina ka qenë për disa vite pjesë e akademisë së "La Masia".Victor Valdes nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë pikërisht në kampionatin anglez.Sipas tabloidit britanik "The Sun" thuhet se Liverpooli ka patur bisedime për blerjen e Valdes dhe se pikërisht kjo skuadër pritet të jetë skuadra me të cilen do ta vazhdojë karrieren numri 1 i portes së katalanasve. Përveç Reines në kampin e Barcelones pritet të vijë portiere aktual i madrilenëve Casillas. Ky i fundit është një nga kundërshtaret e përjetshëm të katalanasve, por nëse Mourinho vazhdon ta lërë në stol atëher gardiani i kombëtares iberike do të hakmerret duke luajtur për Barcelonen, skuadren që Mourinho asnjëherë nuk arriti ta nënshtrojë.