Mourinho nuk vendos dot mbi të ardhmen
E ardhmja e Jose Mourinhos duket të jetë gjithnjë e më larg Real Madridit. Sipas mediave ndërkombëtare, trajneri portugez do të lërë gjigandin madrilen në përfundim të këtij sezoni, për t'iu bashkuar ndonjë ekipi tjetër të madh dhe për të vazhduar karrieren e tij largë kampionatit spanjoll.I kritikuar çdo ditë e më shumë nga mediat iberike tekniku Luzitan që ka patur suksese në cdo skuader ku ka drejtuar po bën gati valixhet për ti dhënë lamtumiren Real Madridid dhe kampionatit spanjoll që në fund të sezonit. Shpresat e humbura për të përsëritur fitimin e titullit kampion në La Liga dhe forma jo e mire e traguar nga skuadra e Real Madrid në këtë sezon kanë bërë që "Special One" të mendojë që tani për skuadren e re që mund të drejtojë. Pas largimit të Guardioles në radhet e gjermanve të Bayern Mynih edhe portugezi pritet ti japë lamtumiren kryqytetasve spanjollë.Për "Special One" janë gati disa pista, prej tyre të rëndësishmet janë ato të Paris Saint Germain, Chelsea dhe Manchester City. Sidoqoftë, duhet të pritet vera për ta parë se cila do të jetë skuadra e re e ish trajnerit të Portos, Chelseat dhe Interit.Mourinho do të synojë të largohet nga Reali me titullin e dhjetë në Champions League dhe të tretin përsonal me katër skuadra të ndryshme.