Del Piero shënon kater gola spektakolarë në fitoren e Sydneyt 7-1

Një fitore kundër skuadrës së vendit të fundit, por një fitore nga ato që që do të mbahen mend gjatë për skuadren e australiane të Sidneyt ku momentalisht luan edhe ish kapiteni legjendar i skuadres së Juventusit Aleksandor Del Pioro. Sydney arriti të fitoi ndeshjen me rezultatin e thellë 7-1 në javen e shtatëmbëdhjetë të kampionatit australian, kundër Wellington Phoenix që aktualisht mbanë vendin e fundit në renditjen e kampionatit Australian.Protagonisti i ndeshjes ishte padyshim ish sulmuesi i bardh e zinjve, Alessandro Del Piero, i cili shënoi katër gola në këtë takim duke lënë gjurmet e tij në këtë ndeshje. Ky ishte katëgolëshi i parë i ish kapitenit bardh e zi që me transferimin në kontinentin e larget Australian. Serinë e golave në katë takim e hapi e Griffiths në minuten e 11 ndërsa 10 minuta më vonë është Del Piero që dyfishon rezultatin duke shënuar edhe golin e parë të tij në këtë takim. Për të trefishuar rezultatin mendon përsëri ish kapiteni i Juventusit me anë të një 11-metershi.Në 45 minutat e parë do të vinë edhe dy gola të tjerë me anë të Culines dhe Del Pioros që arrinë të shënojë tripleten e parë që në fraksionin e parë të ndeshjes e cila mbyllet me një fitore 5-0 për skuadren vendase. Në pjesen e dytë të takimit është përsëri ish legjenda e “Zonjes së Vjeter” që shënon golin e 4 personal dhe të 6 për skuadren e tij ndaj Sidnej.Pas golit të Del Pieros miqtë do të shënojnë golin e nderit në këtë takim që vlen vetem për statistika. Loja nuk do të përfundojë këtu, pasi vendasit të vendosur tashmë për të tupëruar miqte shënojne edhe një tjetër gol në minutat e fundit ,duke vulosur takimin në 7-1 ku padyshim bie në sy Del Piero me 4 golat e tij, i cili i vetem mundi skuadren e fundit në renditje, duke treguar se rendimenti i këtij lojtari edhe pse kalojne vitet vazhdon të jetë në nivele të larta.Pas kesaj fitoreje lojtarët e Farinës, tashmë janë rikthyer në garë për një vend në pley-of.