Real vendos çmimin e kartonit të brazilianit Kaka
Edhe pse flitej ne te gjitha mediat se Braziliani Kaka mund te rikthehet te skuadra e Milan, përsëri kjo tratativë ka hasur pengesat e radhes nga ana e madrilenve.Drejtuesit e klubit kryeqytetas kan vendosur çmimin prej 25 milion euro për shitjen e Rikardo Kaka, pavarësisht dëshirës që ka për të larguar sa më parë futbollistin Brazilian, i cili është një element i pavlefshëm për skuadrën e Zhoze Murinjos.Drejtuesve të klubit nuk u ka pëlqyer aspak vizita blic e lojtarit në Milano, bashkë me menaxherin e tij, ashtu si edhe deklaratat që ka bërë për një transferim të mundshëm te kuqezinjtë.Pritej që Reali të lehtësonte disi transferimin e lojtarit, për të cilin pagoi 60 milion euro në vitin 2009 dhe të cilin e paguan 10 milion euro në vit për të qëndruar në stol. Por pikërisht shpenzimi i jashtëzakonshëm që kanë bërë për të, me një shifër që në total deri tani ka arritur dhe kaluar 100 milion eurot e shpenzuara, ka bërë që klubi të insistojë që të kthejë në arka të paktën një pjesë të kësaj shume.Si rrjedhojë, drejtuesit kanë bërë të qartë se blerja e tij do të kushtojë 25 milion euro, fakt të cilin ia kanë konfirmuar jo vetëm Milanit, por edhe skuadres së LA Galaksi që pak ditë më parë ishte shfaqur me një ofertë prej 6 milion eurosh.Për të ndryshuar mendjen e Florentino Perez dhe për ta bindur të bëjë një lëshim të rëndësishëm, të martën drejt Madridit do të udhëtojë vetë Adriano Galiani, i cili do të vijojë negociatat me madrilenët për lojtarin brazilian, i cili si kërkesë ka vetëm që të kthehet të luajë, te Reali apo Milani, tani për të nuk përbën më asnjë ndryshim.