Shqipëri-Gjeorgji me 6 shkurt, kuqezinjtë kërkojnë hakmarrjen e një viti më parë
Edhe pak dite na ndajne nga miqësorja qe kombtarja jone kuq e zi do te rikthehet për të luajtur kundër Gjeorgjise ne stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Tashme është përcaktuar edhe orari që do të luhet ky takim që përbën një interes mbarëkombtar edhe pse është një ndeshje miqësore. Me daten 6 shkurt kuq e zinjtë e drejtuar nga tekniku italian do të zbresin në tapetin e blertë për tu ndeshur në një ndeshje miqësore me skuadren e Gjeorgjisë, takim ky që do të luhet në oren 19:00 në stadiumin e përhershëm ku shqiptaret kanë përjetuar emocionet më të mëdha të futbollit.Për këtë ndeshje trajneri De Biasi pritet të grumbullojë lojtarët më në formë për të parë nga afër rendimentin e tyre, pasi menjëherë në muajin mars rinisin takimet zyrtare për eliminatoret e Kampionatit Botëror "Brazil 2014". Një vit më parë, pikërisht në muajin shkurt 2012, ekipi ynë kombetar zhvilloi një ndeshje miqësore me Gjeorgjinë në Tbilisi në të cilën gjeorgjianët fituan me rezultatin 2-1.Kjo miqësore përveçse do ti shërbej teknikut kuq e zi për të parë formen e lojtarve dhe për të provuar ndoshta edhe disa lojtarë të rinj pritet që të jetë edhe një hakmarrje ndaj skuadres gjeorgjane e cila një vit më parë na mundën në fushen e këtyre të fundit. Në këtë përballje tekniku italian pritet të grumbullojë lojtarët që po gëzojnë një formë të shkëlqyer në kampionatet që luajnë, siç janë Xhevahir Sukaj dhe Besart Berisha.Dy lojtarë kyç këta të fundit, që po bëjnë difereancat jo vetem me skuadrën e tyre, por edhe në kampionatet që ato luajnë. Në ditet në vijim pritet që drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit te publikojnë edhe çmimin e biletave per kete takim që edhe pse miqësore do te ndiqet me kureshtje nga tifozet kuq e zi që asnjeherë nuk e kane braktisur ekipin kombetar qoftë edhe ne ndeshje miqësore.