Juventus me mungesa për Udineses

Probleme për Antonio Conten në vigjilje të sfidës kundër Udineses në Torino, e vlefshme për javën e 21 të Serie A. Andrea Pirlo nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të lodhjes së muskulit në pulpën e djathtë, ndërsa Arturo Vidal ka munguar për arsye të dëmtimit në kaviljen e djathtë.Të dy futbollistët kanë marë mjekimet e duhura nga stafi mjekësor, ndërsa Marchisio ka kryer një seancë të diferencuar, në mënyrë që të arrijë formën e tij më të mirë.Në këtë mënyrë reparti më i mirë i Juventusit duket në emergjencë të plotë pasi Antonio Conte duhet të rimodelojë mesfushën që me shumë mundësi mund të humbasë të paktën Pirlon dhe Vidal.Por një tjetër mungesë për "Zonjën e Vjetër" mund të jetë edhe në sulm ku Fabio Quagliarella ka përfunduar përpara kohe seancën stërvitore për shkak të dëmtimit të tendinës në kofshën e majtë.Në këtë mënyrë infermieria e Juventusit është mbushur plot dhe gjendja e futbollistëve do të vlerësohet në ditët në vijim.Përballja me Udinesen merr një rëndësi të vecantë, pasi kampionët në fuqi kanë marë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit të Serie A, duke rihapur plotësisht garën për titull.