Ministri francez i Ekonomisë kritikon masat shtrënguese gjermane
Ka ardhur koha për Francën që ti rezistojë fiksimit të Gjermanisë për të ndihmuar financiarisht vendet e tjera apo për të promovuar politika alternative përqark Eurozonës, politika këto që sipas Gjermanisë mbështesin konsumin e familjarëve.Kjo ka qënë deklarata e bërë nga Ministri francez i Ekonomisë, Arnaud Montebourg. Masat e ndërmarra nga ekonomia më e madhe e Eurozonës, të implementuara që nga viti kur nisi kriza financiare, në 2008, e kanë dëmtuar ekonominë e Zonës Euro dhe qeveritë duhet të ndryshojnë sa më parë kursin sigurisht në mënyrë të ngadaltë e të moderuar ose ato do të humbasin pushtetin, tha kreu i ekonomisë së Francës."Franca është ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, fuqia e 5-të më e madhe e botës dhe nuk do të arrijë dot kurrë të shpëtojë veten nëse nuk shkëputet nga obsesioni i konservatorëve gjermanë. Ndaj them se ka ardhur koha që Franca dhe qeveria e saj, në emër të shpëtimit të Bashkimit Europian, duhet të ngrejë krye dhe të rezistojë".Ai tha gjithashtu se konsesusi është rritur mes ekonomistëve dhe politikanëve kudo në botë, për nevojën që të implementohen politika monetare të orientuara drejt rritjes, duke përmendur këtu homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel si dhe kryeministrin Italian Matteo Renzi.Ai citoi edhe ish presidentin francez, Charles de Gaulle, dhe ish kryeministren britanike Margaret Thatcher, deklaratat e të cilëve dhanë efekte në atë kohë në ndryshimin e krusit të politikave të BE, që u pasuan edhe me rritje.Ministri francez tha se ka folur edhe personalisht me presidentin Francois Hollande, për të ndërmarrë një tjetër rrugë për politikat ekonomike të vendit, edhe nëse kjo do të thotë se Franca do të dalë kundër Gjermanisë.Qeveria e Francës pritet të orientohet në të ardhmen në reduktimin e borxhit qeveritar, në mbështetjen e kërkesave të konsumtorëve, duke u shndërruar në një drejtuesit apo timonier të vetë ekonomisë franceze. Për shkak të politikave aktuale të implemetuara në vend, presidenti Hollande është më pak i dashur nga populli në më shumë se gjysmë shekulli.Deklaratat e ministrit të ekonomisë janë kundërshtuar menjëherë nga kryeministri i vendit, Manuel Valls, i cili tha se ministri ka shkuar shumë larg me idetë e tij. Ai i quajti kundërshtitë ndaj politikave të Gjermanisë si ekstremisht të forta, madje i ka kaluar caqet.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter/nzh/oranews online/