Edhe Rama kundër privatizimit të "KinoBahçes": Kinematë mos i bëni parkingje

Prizren- Kundër privatizimit të "KinoBahçes" në Prizren, ka dalë sot edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili sot po merr pjesë në ndarjen e çmimeve në edicionin e 13-të të festivalit Dokufest.Rama, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, që mos të privatizoj kinemanë dhe ta shndërrojë atë në parking për vetura."Nga eksperienca ime do të t'i them kryetarit të komunës, se kryetarët e bashkive shkojnë e vijnë por DokuFesti, po iku nuk vjen më", ka thënë Rama.E pas kësaj ai bëri ndarjen e çmimit më të mirë "Best National Film", i cili ju dha filmit "Heshtja" të Bekim Gurit.