Konflikti në Siri, ISIS merr nën kontroll bazën ajrore

Luftëtarët e grupit islamik ISIS kanë marrë nën kontroll bazën ajrore, që është kyçe për qeverinë siriane.Baza ajrore e Tabqa ishte e fundit që kishte mbetur në duart e qeverisë së Bashar al Assad në provincën e Raqqa. Televizioni shtetëror sirian ka konfirmuar se forcat qeveritare kanë evakuuar bazën.Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, tha se përplasjet e armatosura mes forcave qeveritare dhe militantët e Shtetit Islamik kishin vazhduar prej orësh por konfirmoi se kjo bazë është nën kontrollin total të ISIS.Vetëm në luftimet e ditëve të fundit përqark bazës ajrore, kanë mbetur të vrarë qindra ushtarë dhe anëtarë të ISIS.Menjëherë pas evakuimit të personelit nga baza ajrore, forcat qeveritare siriane nisën një sulm nga ajri.Në këtë bazë, që shtrihet 45 km jashtë qytetit Raqqa, gjenden dhjetëra avionë luftarakë, helikopterë, tanke dhe artileri e rëndë.Analistët thonë se pushtimi i saj tregon një mposhtje totale për qeverinë e Al Assad por tregon gjithashtu se qeveria nuk ka më forcë për të mbrojtur territoret e tjera ende të papushtuar nga ISIS.Në konfliktin 3-vjeçar në Siri, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë humbur jetën 191 mijë persona. Grupi militant i Shtetit Islamik ka zgjeruar pushtetin e tij muajt e fundit, duke triumfuar e duke fituar terren të konsiderueshëm në Lindje të Sirisë dhe në Veri të Irakut.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter