FOTOLAJM/ Zjarri në pallatin fqinj të Strakoshës: Duhen shkallët e shpëtimit
Tiranë- Përfshirja nga flakët e pallatit 7 katësh mbrëmjen e sotme ka vënë në pikëpyetje standardet e sigurisë për raste të tilla. Reflektimi vjen nga prezantuesi Blendi Strakosha, i cili banon ngjitur me pallatin që mori flakë.“Unë banoj ngjitur me pallatin që mori flakë sonte. Përtej tmerrit dhe keqardhjes për këdo fqinj timin që u përfshi në këtë fatkeqësi, reflektova për mungesën e standardeve të sigurisë në raste të tilla” shkruan ai në fb.Nëse e njëjta situatë do të ndodhte në pallatit ku banon ai, e në këtë rast nuk mungon dhe një “largqoftë” nga Strakosha, shanset për të shpëtuar sipas tij janë të pakta si rezultat i mungesës së shkallëve.Kjo sipas prezantuesit televiziv duhet sanksionuar me ligj. Ndërsa nuk lë pa vlerësuar dhe punën e zjarrëfikësve dhe policisë për rastin e sotëm.“Nëse (largqoftë) ndodh e njëjta gjë në pallatin tim, shanset për të shpëtuar shëndoshë e mirë janë të pakta Duhen patjetër shkallët e shpëtimit në rast zjarri! Me ligj! P.S.: Puna e policisë dhe zjarrfikësve ishte e adhurueshme”.