Samiti i Berlinit, shqiptarët unifikojnë idetë me Kroacinë, Malin e Zi e Bosnjen
Ndërsa do të jetë zëri i homologëve të tij të rajonit në konferencën e Berlinit me 28 gusht, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takime me homologun e tij kroat, atë malazez dhe atë boshnjak, ku kanë rënë dakord mbi linjat e prezantimit.Rreth orës 17:00, pas takimit në Dubrovnik, Rama shkruan në Fb se po kthehet në Tiranë pasi ka koordinuar veprimet me Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën me ato të Shqipërisë e Kosovës.Po sot paradite, Kryeministri shqiptar bëri me dije edhe nisjen e tij drejt Dubrovnikut menjëherë pas takimit që pati me drejtuesit e policisë për frenimin e ndërtimeve pa leje.“Per Dubrovnik ne takimin me km e Kroacise Malit te Zi Bosnjes per te koordinuar qendrimet ne Konferencen e Berlinit! Kohe e re per Ballkanin”.
Per TR pas takimit te Dubrovnikut ku u unifikua pozicioni i Kro Mz BH e Shqiperise&Kosoves ne Konferencen e Berlinit pic.twitter.com/d1t1UwErTW— Edi Rama (@ediramaal) August 25, 2014 Katër ditë më parë, Kryeministri shqiptar Rama u takua me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për të vendosur pikat e bashkëpunimit me Gjermaninë. Konferenca për Ballkanin që do të zhvillohet në Berlin më 28 gusht, është thirrur me iniciativë të Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka zgjedhur që gjatë konferencës të shoqërohet vetëm nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.