Brazil, revoltë në burg, 2 të burgosurve u pritet koka
Policia në Brazil tha se protetuesit në një burg në qytetin jugor të Cascavel kanë vrarë 4 të burgosur dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.2 prej viktimave, po sipas policisë, i është prerë koka ndërsa disa të tjerë janë hedhur nga catia e godinës, 2 prej të cilëve ndërruan jetë mënjehërë. Autoritetet kanë konfirmuar se rreth 700 të burgosur janë përfshirë në këto trazira, e cila filloi mëngjesin e të dielës.Të burgosurit janë shprehur të palumtur e të pakënaqur për mënyrën sesi drejtohet ky institucion apo sesi të dënuarit trajtohen, për ushqimin apo edhe higjienën në ambjentet e burgut. Mediat lokale kanë transmetuar pamje të të burgosurve që mbajnë peng një person, të cilin e kanë lidhur me rrip në qafë në çatinë e njërës prej godinave. Trazirat nisën në orarin e shpërndarjes së ushqimit. Më shumë se 1 mijë të burgosur, u shpërndanë në pjesë të ndryshme të institucionit të vuajtjes së dënimit, duke shkatërruar gjithçka e duke i vënë flakën. Të dënuarit përgjegjës por edhe pjesa tjetër, është vështirë të identifikohen sepse e kanë fytyrën të mbuluar me kapucë. Ndërkaq disa roje sigurie mbahen peg prej tyre. Gazeta “do Povo” e përshkruan ngjarje si skenar horror. Ndërsa mediat në Rio De Janeiro theksojnë se përplasjet kanë nisur fillimisht me të burgosurve, anëtarë të grupeve rivale apo karteleve të drogës. Sekretarja për siguri e Brazilit, Maria Tereza Uille Gomes, ka udhëtuar drejt Cascavel për të nisur negociatat me të dënuarit. Brazili njihet si vendi i katërt në botë për popullimin e burgjeve, me gjysmë milioni të dënuar.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter