Elbasan, arrestohet shpërndarësi i heroinës, në kërkim i vëllai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2014, 08:54
Elbasan- Një person ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai i tij për prodhim dhe shitje të narkotikëve.Uniformat blu arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin Dritan Shefit Berdellima, banues në Gramsh, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 14 doza heroinë me qëllim shitje në treg.Policia ka nisur procedim penal n daj 44-vjeçarit, ndërsa ka shpallur në kërkim të vëlllain, Lulzim Shefit Berdellima 40 vjeç si bashkëpunëtor të tij.Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.