Dorëhiqet qeveria në Francë, por sërish Valls do të formojë kabinetin e ri

Kryeministri francez Manuel Valls i ka dorëzuar sot Presidentit Francois Hollande dorëheqjen e kabinetit qeveritar dhe mori lejen për të formuar një kabinet të ri.Disa momente pas dorëheqjes, Presidenti doli me një deklaratë ku i kërkonte kryeministrit të formonte një kabinet të ri qeveritar “i cili bazohen me objektivat që ai ka për vendin" informon BBC.Qeveria u trondit keqas të dielën e 24 gushtit nga kritikat që ministri i Ekonomisë Arnaud Montebourg kishte bërë mbi politikat ekonomike."Qeveria franceze u torndit rëndë të dielën nga deklaratat e forta dhe kritikat e ministrit të Ekonomise Arnaud Montebourg, mbi mënyrën se si qeveria po përballet me ekonominë e brishtë."Qeveria e re do të formohet të martën në linj me “direktivat që ai (presidenti) i ka definuar për vendin tonë”.Kryeministri më herët akuzoi ministrin e Ekonomisë Montebourg për "kalimin e vijës së verdhë, pasi ky i fundit kritikoi ashpër masat e kursimit, të cilat sipas tij kanë çuar edhe në fundosjen e ekonomisë franceze.Gjatë një takimi të socialistëve franceze, ministri i Ekonomisë deklaroi se duhet t’i jepet fund obsesionit të Gjermanisë për rreptësinë buxhetore.Monteburg deklaroi për të përditshmen “Le Monde” se Gjermania po fundos të gjithë Europën me imponinim e politikave shtrënguese të saj.Manuel Valls. 51 vjeç u emërua kryeministër në mars të këtij viti, pas një performance të dobët nga ana e Partisë Socialiste e Presidentit Hollande në zgjedhjet lokale. I lindur në Barcelonë, me origjine katalanase.I njohur me nofkën kryepolici, Valls pritej të gëzonte një mbështetje të gjerë në popull, një parashikim ky i dështuar pasi ai nuk arriti as mbështetjen brenda kabinetit qeveritar.Në komentet pas dorëheqjes, ministri i Ekonomisë franceze. Montebourg tha se nuk ndjente keqardhje dhe se gjithçkaTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter