Siguria kombetare pa siguri

Isha i ftuar në një takim që Presidenti i Republikës Bujar Nishani organizoi në presidencë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa gazetarë lidhur me ligjin e miratuar në kuvend për Sigurinë Kombëtare. Ishte kënaqësi të dëgjoje përfaqësuesit më në zë të shoqërisë civile por edhe profesorë për argumentat që ata dhanë në këtë diskutim. Duhet thënë se ligji mbart vlera në konceptimin e tij për sigurinë kombëtare të vendit tonë, por njëkohësisht është i shoqëruar me shumë probleme. Në diskutimin tim unë u ndala në 4 pika që sipas mendimit tim ky ligj shpreh problemet më thelbësore të tij, për të mos përmendur në shumë raste problemet e të shkruarës dhe qartësisë së tekstit që më kujtonin pyetjen e përhershme të zyshës së letërsisë në shkollën e mesme: Çfarë ka dashur të thotë autori? Ja çështjet që për mendimin tim janë me probleme në këtë ligj. 1. Mungon togëfjalëshi “faktori shqiptar në rajon”. Në një “manifest” të sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar, të mos përfshish faktorin shqiptar, është një mangësi tejet thelbësore që një Zot e di se çfarë argumenti mund të japin hartuesit e ligjit. Ka një pyetje të madhe në këtë konteks: Me pavarësimin e Kosovës, a është zgjidhur plotësisht çështje kombëtare shqiptare? Si e tillë, faktori shqiptar, ka qenë, është, dhe do të jetë shumë i rëndësishëm në çdo aspekt. Më bukur këtë e ka thënë shkrimtari i madh Ismail Kadare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës: Përveçse ne shqiptarët nuk jemi mësuar me gëzime kaq të mëdha, tani e tutje në Ballkan nuk mund të merret asnjë vendim pa dakordësinë e faktorit shqiptar.2. Fshirja ose zhdukja e këshillit të Sigurisë kombëtare është një handikap që nuk mund të merret me mend se cili është argument i “rënies” së këtij institucioni. Një këshill që në këto vite ka shfaqur shumë probleme: është mbledhur rrallë, nuk është mbledhur fare, apo kur është mbledhur dukej si një mbledhje e rëndomtë partie, por që të gjithë prisnim që ai të forcohej e jo të zhdukej fare. Në 365 ditët e vitit 2006 kishin vdekur në aksidente 300 persona. Presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu mblodhi këshillin e Sigurisë kombëtare i cili pati një impakt në opinionin publikc por edhe në isntitucionet e shtetit duke sjellë uljen e shifrave të aksidenteve që i ngjanin bilanceve të luftës. 3. Mospërfshirja në tekst se SHBA është aleati ynë kryesor stradegjik është një mufkë në rastin më të mirë dhe një shkatërrim total të konceptit afro 100 vjeçar se SHBA ka qenë, është dhe do të jetë partneri ynë i parë, kryesor në aspektin gjeneral të stradegjisë sonë kombëtare. Mjafton të kujtojmë se që në konferencën e Versajës në vitin 1919, një nga kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë atje ishte që SHBA të merrtë një mandat nga kjo konferencë për të mbikëqyryr Shqipërinë. Afro 100 vjet më pas, të fshish në një manifest të sigurisë, raportin me SHBA nga e cila kanë rrjedhur dhjetra e dhjetra vendime për të drejtat e shqiptarëve dhe shtetitr shqiptar, me një vend pa veton e të cilit vetë shteti shqiptar nuk do ekzistonte, është një supergafë, nga e cila zoti na ruajtë.4. Kalimi tangent i çështjeve të veprimtarisë së shërbimeve të huaja në vendin tonë, është një mangësi në shkallë maksimale habitore. Në këto 24 vite disa titullarë institucionesh të sigurisë kombëtare janë shprehur deri me frazën “shërbimet sekrete të vendeve që Shqipëria ka shumë probleme, janë ulur këmbënkryq me veprimtari armiqësore”. Por ama në këto 24 vite ne nuk kemi qoftë edhe një rast të vetëm që të jetë zbuluar një veprimtari e tillë. A ka patur? Besoj se nuk ka njeri që mendon të kundërtën. Megjithatë ligji i Sigurisë kombëtare e kalon tangent duke i ngjarë këshillës “vijon në faqen tjetër”.Sqarimi:Takimi në presidencë u organizua më 21 gusht 2014. Ne foto: Pamje nga ky takimTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter