Një zhytje në pikturë dhe deti është në shtëpi

Gustavo Nuñez Silva është një artist i cili jeton në Venezuelë dhe që krijon piktura të jashtëzakonshme surealiste, që duket sikur marrin jetë dhe dalin nga kanavaca.Muza e tij? Uji. Po, sepse të zhytur në pishina blu, subjektet e tij notojnë qetësisht. Me anë të penelit të tij,  Gustavo arrin të kap çdo detaj të vogël, të gjitha hijet e blusë, rrezet e dritës, shtrembërimet e trupave nën ujë dhe lëvizjen e valëve. Dhe rezultati është një zhytje pa frymë në ngjyrën blu./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter