Spanja pret stress testin përpara se të shesë aksionet në Bankia

Spanja ka vendosur të presë nëse do të shesë apo jo, aksionet e saj shtetërore në Bankia, deri në muajin tetor, kur në Europë do të publikohen edhe rezultatet përfundimtare të stress testeve, në bankat më të mëdha të Bashkimit Europian.Vendimi është bërë publik nga vetë ministri i Ekonomisë së katërt më të madhe të Europës, Luis de Guindos.FROB, një njësi e qeverisë, e cila merret me menaxhimin e aksioneve të bankave shtetërore, ka shitur 7.5% të aksioneve të Bankia në muajin shkurt të këtij viti, duke goditur rëndë e duke sprapsur procesin e privatizimit në vend dhe duke e shndërruar këtë bank në një simbol të vërtetë për rimëkëmbjen graduale të ekonomisë vendase.Tashmë qeveria zotëron 61.5% të aksioneve të Bankia. Banka Qëndrore Europiane do të publikojë rezultatet e stress testeve për gjysmën e parë të vitit, pas një investigimi dhe kontrolli të kryer në bankat më të mëdha në Europë, më 17 tetor."Pas muajit tetor, do të kemi një panoramë më të qartë, jo vetëm për bankat spanjolle apo Bankia por për të gjithë sistemin bankar në Europë. Dhe më pas do ta kemi më të lehtë të shqyrtojmë opsionet" tha de Guindos."Jam i sigurt, vijoi ai më tej, se Bankia, një ndër më të mëdhatë në Spanjë, do ta kalojë stress testin, e madje me një vlerësim pozitiv. Shumë banka spanjolle kanë përfituar nga fondet europiane për të nxitur dhe rritur nivelin e investimeve, në rradhë të parë për bizneset dhe më pas për familjarët, të cilët do të duhet të paguajnë borxhet dhe kreditë e tyre.Bankia është një konglomerat i bankave spanjolle, i formuar në dhjetor të vitit 2010, me qëllim konsolidimin e operacioneve dhe veprimeve të 7 bankave rajonale të kursimeve. Që nga 2012-ta, Bankia është banka e katërt më e madhe e Spanjës, me mbi 12 milionë klientë. Ajo ka një total volume biznesesh prej 486 miliardë Euro në një total prej 328 miliardë asetesh. Ndonëse fillimisht u krijua si një bankë private, ai u ble shumë shpejt nga qeveria, teksa kjo e fundit e shpëtoi në maj të 2012 nga falimentimi.Sa i përket rritjes ekonomike, Ministri i Ekonomisë, ishte më optimist në parashikimet për rritjen e këtij viti. Ai tha se qeveria e ka zgjeruar parashikimin e saj, nga 1.2% që ishte vlerësuar rritja në fillim të vitit, në 1.5%, pavarësisht parashikimit për një rritje më të dobët në pjesën tjetër të Europës."Rimëkëmbja po vijon dhe jam i bindur se zgjerimi i ekonomisë do të vijojë edhe në dy tremujorët e tjerë të vitit" tha de Guindos në një intervistë për mediat vendase, ndërsa u shpreh optimist edhe për parashikimin e vitit të ardhshëm, në 2% nga 1.8% që ishte parashikuar më herët.Në muajin shtator Spanja pritet të publikojë edhe projeksionet e saj për vitet në vijim, si pjesë e propozimeve për buxhetin e vitit 2015, në muajin shtator./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter