PD: Korrupsion me ndërtimet, propaganda e Ramës mashtruese
Partia Demokratike reagoi sot lidhur me aksionin e fundit të INUK në kryeqytet.Përmes një deklarate për mediat, deputeti Bedri Mihaj, akuzoi Ramën se me urdhër të tij INUK po ndërmerr një aksion selektiv e korruptiv të prishjes së ndërtimeve në vend.Sipas tij, ndërsa shemben ndërtimet e atyre që s’kanë lidhje me oligarkinë në pushtet, nga bregu i jugut deri në Shkodër po hidhen themele e tulla në mes të ditës nga miqtë dhe klientela e Ramës.Deklarata e plotë sotMe bekimin e Edi Ramës, dhe me përkujdesin e tij të vecantë, INUK ka thelluar këto ditë një aksion selektiv e korruptiv të prishjes së ndërtimeve më vend.Me arbitraritet, ditën për diell, e në sytë e të gjithëve, prishet shtëpia e dikujt që nuk ka njohje e lidhje me oligarkinë, dhe lejohet ndërtimi i dikujt tjetër që ka njohje, ka lidhje me oligarkinë në pushtet.Me bekimin e Edi Ramës, dhe me kujdesin e tij të vecantë, po ndërtohet këto ditë pa leje. Ditën për diell dhe në sytë e të gjithëve.Ka raportime për themele që hidhen dhe tulla që vihen pa leje, nga bregu i jugut deri në Shkodër. Këto janë sarajet e miqve dhe klientelës së Edi Ramës.Këto shembje selektive e korruptive të ndërtimeve, dhe ndërtimet pa leje që po mbijnë si kërpudha qeveritare lart e poshtë, vazhdojnë edhe tani që propaganda e Kryeministrit për territorin arrin kulmin.Propaganda e tij mashtruese, bëhet shqetësuese kur ndodh në sytë e Policisë së Shtetit, e cila thirret nën armë për interesat klienteliste të Kryeministrit me territorin, ndërkohë që krimi po shtang cdo ditë qytetarët, kur aksidentet po marrin jetë njerëzish, kur vjedhjet, e grabitjet me dhunë nuk ndalen e nuk ndalen.Shqiptarët po jetojnë cdo ditë realitetin kur qeveria dhe inuku i saj dhunojnë dhe sillen arbitrarisht me pronën. Shkelin ligjin dhe e shtypin qytetarët. Lejojnë miqtë e tyre të kamen dhe në të njëjtën kohë tregohen të pamëshirshëm me të pamundurit, me ata që nuk kanë fije me oligarkinë.Shqiptarët po jetojnë cdo ditë realitetin e përkeqësimit të rendit dhe pasigurisë publike.Çdokush e kupton se vetëm Edi Rama, Ilir Meta e Koco Kokëdhima dhe oligarkia e tyre jetojnë në realitetin virtual të propagandës qeveritare.Propagandë që refuzohet e hidhet në kosh nga cdo shqiptar.