Përkujtohet Lufta e Parë Botërore, filmohet reliti i anijes “Regina Margherita”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2014, 08:44
Në kuadër të përkujtimoreve për Luftën e Parë Botërore ku ishte pjesmarrëse edhe Shqipëria, Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me një ekip të specializuar të Flotës Detare ka realizuar zhytje dhe filmime në Korracatën italiane “Regina Margherita”, duke filmuar relitin historik të kësaj anije.Zhytja u krye në datën 24 gusht 2014, plot gati 100 vjet pasi “Regina Margherita”. u mbyt në hyrjen e Gjirit të Vlorës.Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka falenderuar personelin e anijes dhe zhytësve të talentuar që u zhytën deri në 70 m thellësi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter