Ndarja e re territoriale e dështuar, pa u startuar
Shumë zhurmë dhe shume kundërshti ka për reformen territoriale në Shqipëri.Ajo, për mendimin tim ka dështuar. Në Shqipëri duhet që të funksionojnë parimet gatifederaliste të ndarjes territoriale.Bashkimet e mëdha territoriale, për të cilat “qajnë” injorantët e Partisë Demokratike, janë kapitalizmi në veprim, dhe, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me tregun, prodhimin e mallrave dhe me taksat dhe mënyrën e përdorimit të tyre.Shqipëria duhet ndarë domosdoshmërisht në katër ose pesë rajone të mëdhenj, të cilët duhet të drejtohen nga presidenti i rajonit i zgjedhur nga populli me votë të përgjithshme të rajonit.Imagjinoni sesa i vogël do të duket kryeministri shqiptar pas katër ose pesë presidentëve te rajoneve. Secili do të ketë punen e tij.Shume mirë që u krijuan njësitë e mëdha territoriale në bazë bashkie, por ky duhet të jetë vetëm fillimi. Edhe më shumë duheshin zmadhuar njësitë bashkiake me shkrirjen e komunave. Po kush kupton?Nuk duhej të kishte lëshime për “kopsa” të vogla territoriale, se kjo dëmton zhvillimin kombëtar në funksion të tregut. Gjithësesi, duhet vijuar derisa të arrihet të rajonet për një gatifederalizëm shqiptar.Por, a e di kryemiministri aktual shqiptar këtë? Mbetet për t’u parë. Por ja sesi më shkruan një miku im nga Gjermania për federalizmin gjerman, që është një intelektual i integruar me jetën elitare në Gjermani"Specialistet Italiane dhe Franceze thone se jane minimumi 100 vjete mbrapa efektivitetit dhe strukturave te federalizmit gjerman”, shprehet ai, dhe vazhdon në analizën e më poshtme:“Mundesite e zhvillimit rajonal t’i krijon vetë Federalizmi. Ketu në Gjermani sistemi funksionon vertikalisht, nga poshtë lart. Cdo qytet e ka buxhetin të kushtezuar nga mbledhja e taksave brenda vetes.Konkretetisht, për shembull, një qytet i vogël që quhet Verl (domethënë Patosi) është me i pasur se qyteti disa herë më i madh si Gütersloh (domethënë Fieri).Ka firma më të fuqishme të cilat mbahen në bazë të tatimeve më të ulta, për të qenë me atraktive. Pasi mbahet buxheti i qytetit, pjesën qe ngelet, ky ia kalon njësisë më të madhe administrative, dhe kjo, pasi mban pjesen e vet, shumën qe ngelet ia kalon Landit.Landi, ne fund, ia kalon Kancelares Merkel pjesën e vet si qeveri federale. (Sigurisht sipas proporcionit që është saktësuar më ligjin fiscal).Asnje lloj aksesi nuk ka Kancelari mbi buxhetet e Qyteteve....Specialiste italianë dhe franceze thonë se janë minimumi 100 vjet mbrapa efektivitetit dhe strukturave të federalizmit. Nuk është e rastësishme që Zvicera dhe Gjermania funksionojnë në mënyrë perfekte.Shumë mediokër thonë: ”gjermanët punojnë shumë”.Jo, kanë federalizem ku Kancelari ka deleguar mbi 70% të pushtetit që zoteron, në shtete të tjera.Këta e ndajnë pushtetin pa asnjë lloje kompleksi. Janë vërtet homologë të Saliut hahahahaha. Ndarja territorjale në Shqipëri, për aq sa munda të lexoj dhe pas një konsulte me një mikun tim politikan ne CDU, është e dështuar pa u startuar”.Kështu shkruan miku im…dhe unë e dhashë të plotë. Sigurisht federalizmi nuk mund të zbatohet i plotë në Shqipëri, por ai duhet imituar në strukturën e tregut me anë të rajoneve të mëdhenj që shpreha më lart. Kush nuk kupton se cfarë është tregu i brendshëm dhe zhvillimi si aktor i një tregu global, nuk mund ta drejtojë dot më Shqipërinë(Spartak Ngjela publikoi analizën e tij për reformën territoriale në faqen zyrtare të facebook. Titulli i Redaksisë)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter