Lamtumirë aktorit dhe producentit anglez Richard Attenborough

Aktori anglez dhe drejtor filmi Richard Attenborough ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.Djali i tij Michael ka konfirmuar se ai ka vdekur gjatë kohës së drekës dhe pas pesë ditësh do bënte 91 vjeç.Ishte një ndër aktorët më në zë, përpara se të bëhej një drejtor i suksesshëm filmash.Ai fitoi 8 çmime Oskar me filmin epik Gandhi në vitin 1982, dhe i quajtur gjithashtu si titan i kinemasë angleze.Aktori u lind në Cambridge më 29 gusht 1923, dhe ishte vëllai më i madh i David Attenborough, natyralist dhe producent, dhe John Attenborough drejtor i Alfa Romeo deri pas vdekjes së tij në 2012.Attenborough ishte një mik i mirë me princeshë Dianën me të cilën shikohej shpesh, dhe ai e ndihmonte për të bërë fjalime, të cilat ai i karakterizonte me lirinë e shprehjeve dhe komunikimit.Aktori u martua në vitin 1945 me aktoren Sheila Sim aktore me të cilin pati dy vajza Jane e cila vdiq në 2004 gjatë Boxing Day Tsunami, Sharlote e cila është aktore dhe djalin Michael. Ai ngeli në një karrocë me rrota pas një ataku para 6 vitesh.Richard Attenborough është shfaqur së fundmi në filmat “Brighton Rock”, “World War 2”,” The Great Escape” dhe “Jurassic Park”.Si drejtor filmi dhe producent ai ka fituar 2 Academy Awards për Gandhi in 1983. Ka fituar 4 BAFTA Awards dhe 4 Golden Globe Awards.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter