Ligji antiduhan, Rjepaj: Monitorim, shkelësit s'do u shpëtojnë gjobave
Tiranë-Të gjithë ata qytetarë që do të kapen duke tymosur duhan dhe refuzojnë të paguajnë penalitetet e përcaktuara tashmë nga Ministria e Shëndetësisë do të ndiqen nga policia.Zëvendës.Ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, tha se ekzistojnë të gjithë mekanizmat e duhur, që personave në shkelje të ligjit antiduhan tu vilet gjoba.“Qytetarët që mund të jenë në shkelje të ligjit antiduhan dhe do të penalizohen, do ketë mekanizma, janë të gjithë të identifikueshëm dhe me kartë identiteti, ka penalitete të tjera me të cilët do të merret policia e shtetit” tha ai i pyetur nga gazetarja e Ora News, Manjola Hasa.Numri dy i Shëndetësisë tha se numri i inspektorëve në terren është i mjaftueshëm, por garancinë për zbatimin e tij ai e sheh tek reagimi qytetar.“Numri i inspektorëve është i mjaftueshëm, Nuk janë vetëm ata të shëndetësisë që do monitorojnë zbatimin e këtij ligji por ata të punës, të transportit, AKU-së, inspektorë të arsimit etj.Inkurajoj qytetarët të informojnë në numrat e MSH që ka nxjerrë për këtë qëllim. Është përgjigjia e qytetarëve që do na ndihmojë të zbatojmë këtë ligj. Nuk ka penalitete deri më tani, do ti shihni në vazhdim. Penalitetet janë të ashpra”tha ai.Deklarata e zëbvendës.ministrit u bë gjatë vizitës në poliklinikën e specialiteteve, në kuadër të fushatës së nisur nga MSH për ndërgjegjësimin e institucioneve.Rjepaj paralajmëroi brenda 10 ditëshit të shtatorit një reagim të fortë qytetar të kryesuar nga shoqëria civile.“Ka disa ditë që sensibilizimi ka qenë goxha i madh. Nga dita e shtunë janë futur në fuqi amendimet që i janë bërë ligjit ekzistues antiduhan. Janë amendime që synojnë forcimin e zbatimit të këtij ligji, ka pasur probleme në të kaluarën. Shpresojmë dhe besojmë që me ndryshimet e bëra do të kemi një monitorim më të rreptë, më pranë qytetarëve, më pranë insitucioneve për zbatimin e ligjit antiduhan. Natyrisht shoh me kënaqësi që nuk do jenë vetëm amendime që do sigurojnë zbatimin e ligjit, por në radhë të parë dhe sensibiliteti i shtuar qytetar. MSH, trupa e inspektoriatit shtetëror shëndetësor, atij qëndror dhe trupa të tjera të inspektoriateve të cilat janë të përfshira në monitorimin e zbatimit të ligjit kanë bërë një punë të shkëlqyer në terren gjatë gjithë javëve të kaluara për të sensibilizuar të gjitha institucionet, strukturat, subjektet private në Tiranë dhe qytete të tjera. Për modalitetet besoj se ka një sqarim si anjë herë tjetër. Sot jemi në një institucion që është varësi e sistemit shëndetësor, pra e fillojmë nga vetja. Po ashtu inspektorë shtetërorë janë shpërndarë sot në Tiranë dhe rrethe të tjera për të sensibilizuar në radhë të parë. Nuk është ligj penalizues, penalizimi do të viojë nëse nuk ka reagim pas sensibilizimit, por besoj që është një fillim i mirë. Edhe në disa ambjente të lloto-sportit kemi pasur sensibilizim të rritur këto ditë. Nuk është fushatë, por një punë e përditshme në zbatimin e ligjit antiduhan. Besoj se në 10 ditëshin e parë të shtatorit do të shihni një reagim të fortë qytetar nga shoqëria civile që është bërë pjesë e kësaj lëvizje”.Që prej të shtunës së 23 gushtit, një cigare përveç çmimit, pasojave në shëndet do tu kushtojë më shumë qytetarëve nga gjoba në rast se do të pihet në vende publike.Do të jetë qytetari i thjeshtë që do të përballet me inspektorët dhe gjoba do të jetë deri në 5000 lekë. Kjo nga autoritetet shëndetësore është parë si një nga masat më të forta për ta bërë ligjin të zbatueshëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter