Shkumbini “oaz” mbeturinash, duhet impiant për pastrimin e ujërave

Elbasan- Lumi Shkumbin vijon të jetë një vendgrumbullim mbeturinash. Në të gjithëgjatësinë e tij, ky lumë mbledh mbetjet urbane dhe ujerat e zeza të Përrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Rrogozhinës dhe shumë komunave përreth.Më pas uji që ka një prezencë të lartë mikrobakteriale derdhet në det, duke e ndotur edhe këtë të fundit.Më i ndotur uji i Shkumbinit paraqitet në pjesën e poshtë të qytetit të Elbasanit, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në qytetit dhe fushës së grumbullimit të plehrave që ndodhet buzë lumit.Kryetari i Klubit ekologjik, Ahmet Mehmeti, kërkon marrjen e masave nga institucionet përgjegjëse për parandalimin e hedhjeve te mbetjeve urbane dhe të inertëve përgjatë lumit.Sipas tij ndotja e Shkumbinit nuk paraqet rrezik vetëm për banorët e Bashkive dhe Komunave përreth, por është dhe një vatër ndotje për plazhin në detin Adriatik.Në këto kushte, sipas tij ka ardhur koha për të vendosur një impiant për pastrimin e ujërave të zeza dhe të bardha, në mënyrë që lumi Shkumbin tu shërbejë banorëve edhe si një vend pushimi gjatë të muajve të nxehtë të verës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter