FOTOLAJM/Dogji flamurin e Kosovës, “sjell” Sheshelin mes Prishtinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2014, 18:08
Njeriu i cili ka djegur flamujt e BE-së, NATO-s, SHBA-ve dhe siç thotë ai, “cohën e quajtur flamuri i Kosovës”, ka postuar në profilin e tij një seri të fotove nga Kosova.Nebojsa Sarovic, nga Partia Radikale Serbe, në një foto nga Shatërvani i Prizrenit shkruan se ky “është qyteti i Car Dushanit”.Ndërkaq, para kishës së ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ai shpalos një poster të kreut të radikalëve, Vojislav Seselj (Shesheli), që po gjykohet në Tribunalin e Hagës për krime kundër njerëzimit.“Ku ka tokë serbe, aty janë radikalët serbë”, ka shkruar ai.
(Në foto:Nebojsa Sarovic teksa djeg flamurin e Kosovës)