FOTOLAJM/ Veliaj inspekton nga afër Qëndrat e Formimit Profesional

Pas takimeve të shumta për të kthyer vemendjen tek arsimi profesional,  Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, tashmë i vendosur të ndjekë rrugën që ka nisur, e përcjell mesazhin e tij edhe nga Vlora.Në një foto postuar në faqen e tij zyrtare në facebook, Veliaj publikon foton e disa vajzave të reja, të cilat i janë nënshtruar kurseve profesionale  tek Qëndra e Formimit Profesional në Vlorë.Veliaj shkruan në fb: “Arsimi Profesional është një arsim që ofron PUNESIM. Tek Qendra Formimit Profesional Vlorë ofrojmë kurset për estetikë, hoteleri, gjuhë të huaja FALAS për të papunët”.

m.p/Oranews.tv