Rama tregon “dashurinë” për Tiranën, mbjell pemë në rrugën e aeroportit
Tiranë-Edi Rama në mungesë të Tiranës që e drejtoi për 11 vjet, pasionin e tij për të mbjellë pemë e shkurre dekorative ka vendosur ta ushtrojë në Rinas duke u mbështetur në autoritetin tashmë si Kryeministër.Shefi i maxhorancës megjithëse e dielë gushti ka marrë autostradën me eskortën e tij dhe ka inspektuar projektin e gjelbërimit në rrugën e aeroportit.“Nis me rrugën Rinas-Tiranë programi i ri kombëtar i gjelbërimit. Hyrja në Shqipëri jo më shfaqja e shijes së rrënimit” tha ai.Kryeministri si gjithmonë sportiv ka pyetur vetë drejtuesit e punimeve për projektin dhe sa mund të jenë të rrezikshme për qarkullimin këto ndërhyrje."Bëjmë çmos për të respektuar të gjitha kërkesat e sigurisë. Ka një tabelë hyrëse sipas të gjitha standardeve që informon për një kantier të hapur në rrugë, ulje shpejtësie, etj. Janë vendosur shumë birrila e tabela të tjera paralajmëruese", u shpreh njëri prej drejtuesve.Kryeministri theksoi se "ky është fillimi i përmasës së gjelbërt në rrugë. Duhet të jemi shumë bindës dhe do të vazhdojmë të jemi edhe në vijim në mënyrë që të krijohet një situatë krejt tjetër në rrugët tona. Këto rrugë nuk janë rrugë europiane".Një investim në imazhin e parë që ndesh shkimin e të huajve që zbresin në Rinas, projekt ky që për Kryeministrin do të ofrojë një hyrje europiane në kryeqytet.“Janë 400 mijë metër katror gjelbërim, 130 mijë shkurre dekorative, 2300 pemë të larta që do të shkojnë duke u shtuar si kurorë në vitet në vijim. Por ajo që është e rëndësishme është që të kemi një ndarje të qartë të të gjithë kanaleve, në mënyrë që më në fund të krijohet një hyrje për në Tiranë si një vend europian, e kjo të na çojë nga Rinasi deri tek rrethrrotullimi i Kamzës” u shpreh ai.