FOTOLAJM/ Zaho Rama në Dokufest me të atin
Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka ardhur në jetë, Zaho Rama, djali i Edi Ramës, ndodh të jetë protagonist gjatë zhvillimeve të përditshme të të atit.Kësaj here gjatë zhvillimit të Festivalit “Dokufest” në Kosovë - ku është i pranishëm edhe Rama - ka marrë si dhuratë një bluzë të “Dokufest”, dhuruar nga drejtori artistik i Dokufest, Veton Nurkollari.Rama foton ka zgjedhur t’a shpërndajë në Twitter, ku ka shkruar: “Në Prizren me Vetonin, drejtorin artistik te Docufest, dhe bluzën e Docufest për Zahon”.Festvali i 13-të i “Dokufest” është zhvilluar nga data 16 gusht deri më sot, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër me pjesëmarrje nga 56 shtete. Vlen të përmendet se ky festival është financuar nga qeveria Shqiptarë dhe ajo e Kosovës.Postimi i Ramës në Twitter
m.p/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter