FOTOLAJM/ Programi i ripyllëzimit starton me gjelbërimin e rrugës Rinas-Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2014, 16:44
Tiranë- Pas një periudhe pushimi, ka rinisur fushata e Ministrisë së Mjedisit për ripyllëzimin e Shqipërisë.Programi i ri kombëtar i gjelbërimit ka nisur me rrugën Rinas-Tiranë, fakt të cilin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetin social fb.“Nis me rrugen Rinas-Tirane programi i ri kombetar i gjelberimit.Hyrja ne Shqiperi jo me shfaqja e shijes se rrenimit!Vetem ky aks 400 mije m2 siperfaqe e gjelbert ne te dy anet 130 mije bime dekorative 2300 peme te larta".
Gjelbërimi i Rrugës Tiranë-Rinas është një nga dy projektet afatshkurta të bëra me dije më herë nga Ministria e Mjedisit, pas atij për rehabilitimin dhe pyllëzimin e Kodrës së Currilave në Durrës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter