Durrës, futet në det me shokët, mbytet në ujë 23-vjeçari nga Tirana

Durrës- Trupi i pajetë i një të riu u gjet pasditen e sotme në zonën jugore të plazhit në Gjirin e Lalzit.Kufoma u pikas në breg nga pushuesit të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e policisë.Pas verifikimeve, policia bëri me dije se në trupin e pajetë nuk kishte shenja dhune. Viktima u transportua menjëherë në morgun e spitalit të Durrësit ku iu nënshtrua dhe ekpertizës mjeko-ligjore.Në orët e mbrëmjes, policia mundësoi dhe verifikimin e kufomës. Bëhet fjalë për një të ri, vetëm 23 vjeç. Ai është Jetmir Marku, banues në Paskuqan të Tiranës.Kanë qenë shokët e këtij të fundit, të cilët kanë dëshmuar në polici se kishin shkuar sëbashku në plazh. Ata ishin futur në det për tu larë, por 23- vjeçari u kishte humbur nga sytë, duke u mbytur në ujë.Dallgët e detit më pas kanë nxjerrë në breg trupin e viktimës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter