Identifikohet xhihadisti britanik, që ekzekutoi gazetarin amerikan
Ka nisur hapur lufta kundër "John", vrasësit të gazetarit amerikan James Foley, që sipas britanikes "The Sunday Times", është indetifikuar tashmë nga shërbimet sekrete britanike, së bashku me miqtë e tij xhihadistë, të gjithë të rritur në Britaninë e Madhe dhe të bashkuar se fundmi me luftëtarët e grupit militant islamik ISIS."Duhet t’i ndalojmë të vazhdojnë të marrin pjesë në lufën në Siri dhe Irak përkrah xhihadistëve të tjerë e për këtë duhet të përdorim çdo mjet dhe çdo mënyrë që na lejon ligji". Është ky premtimi dhe angazhimi i Ministres Britanike për Punët e Jashtme, Theresa May, në një intervistë dhënë për "Daily Telegraph", duke bërë të ditur edhe masat që do të ndërmerren për t’u përballur me kërcënimin gjithnjë e në rritje të xhihadistëve, me apo pa kombësi britanike.Deklaratat e Ministres May vijnë vetëm pak orë pasi shërbimet e inteligjencës dhe policia e “Scotland Yard” kanë nisur një operacion në kërkim të të ashtuquajturit "John xhihadisti", militantit me theks anglez, që shfaqet në video duke ekzekutuar gazetarin 40-vjeçar Foley.Ndërsa nga ana e tij, Philip Hammond, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, tha se vrasja e gazetarit amerikan nga një militant i Shtetit Islamik që besohet se është britanik, është një tradhëti absolute ndaj gjithçkaje, për të cilin populli britanik punon".Autoritetet britanike po kërkojnë me çdo kusht që të identifikojnë xhihadistin me theks britanik. Menjëherë në aeroportet e Britanisë së Madhe ka hyrë në fuqi një ligj, ku policia dhe punonjësit e aeroporteve kanë të drejtë të bllokojnë çdo pasaportë të çdo qytetari që del nga vendi për të udhëtuar drejt Sirisë apo Irakut, për të marrë pjesë në aktivtete terroriste. E ndërsa hetimet vijojnë, gazeta "The Sun", duke cituar burime të shërbimit sekret britanik, zbulon se 3 emra janë të dyshuar për t’u identifikuar si "John Xhihadisti", ndër ta Abdel Majed Bery, një ish-reper 23 vjeçar, nisur vitin e shkuar nga Londra drejt Sirisë për t’iu bashkuar luftetarëve atje.Prej disa ditësh ai në fakt është shfaqur edhe nëpër rrjetet sociale duke mbajtur një kokë të prerë në dorë. Bary është, sipas shërbimit sekret britanik, edhe lideri i një grupi militant të njohur si "Luanët", bashkë me 2 njëzetvjeçarë të tjerë britanikë, Abu Hussein al-Britani nga Birmingami dhe Abu Abdullah a Britani, 20 vjeçar nga Portsmuth. E përpos këtyre zhvillimeve që kanë pushtuar ditët e fundit shtypin britanik, sot nuk kanë munguar edhe kryeartikujt me Kryeministrin David Cameron, i cili pavarësisht këtyre zhvillimeve nuk i ka ndërprerë pushimet me famljen dhe është fotografuar duke bërë sërf.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter