Britani, inflacioni në nivele të ulëta, jashtë parashikimeve të ekspertëve
Britani - Inflacioni në Britaninë e Madhe, gjate muajit korrik ka rënë në nivele më të ulëta sesa parashikimet e analistëve, duke i dhënë më tepër kohë bankës qëndrore për momentin se kur duhet të rrisë normën bazë të interesit. Të dhënat e publikuara së fundmi nga zyra Kombëtare e Statistikave kanë konstatuar se indeksi i çmimeve, gjatë muajit korrik u pozicionuar në 1.6%, ç’ka përbën një rënie të konsiderueshme krahasuar me nivelin prej 1.9% të muajit paraardhës.Zyra e Statistikave ka theksuar gjithashtu se fitimet kanë rënë me 0.2% në normë vjetore gjatë 3-mujorit të dytë, duke shënuar rënien e parë që prej vitit 2009. Statistikat zyrtare treguan se çmimet e prodhimit ranë me 1.6% në normë mujore gjatë Korrikut, si dhe me 7.3% kundrejt një viti më parë.Më heret Guvernatori i bankës qëndrore të Anglisë, Mark Carney, ka deklaruar se nuk duhet të pritet për një trajektore pozitive të pagave reale, përpara rritjes së normave të interesit. Gjatë prezantimit të raportit 3-mujor për inflacionin, Guvernatori Carney ka deklaruar se bordi drejtues i invesitucionit lidër bankar në Angli, me shumë mundësi do të fillojë rritjen e normave të interesit në fillim të vitit të ardhshëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter