Vrasësit të John Lennon i mohohet falja për herë të 8-të
Autoritetet në Nju-Jork i kanë mohuar faljen për të tetën here, personit që qelloi për vdekje kengetarin legjendar John Lennon në vitin 1980. (Në foto: Vrasësi i John Lennon)Mark Chapman u dënua me 20 vjet burg në vitin 1981 pas deklarimit fajtor për vrasje të shkallës së dytë.Chapman, tani 59 vjeç , qëlloi muzikantin Lennon me katër plumba jashtë banesës së tij në Manhatan. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaruan se vrasja e liderit të grupit të famshëm britanik Bitells, shkatërroi një familje përveç se shkaktoi një vdekje.Në deklaratën e bordit thuhet : "Lirimi juaj do të ishte në kundërshtim me mirëqënien e shoqërisë dhe në kundërshtim me natyrën serioze të krimit, gjë e cila mund të minojë ligjin”.Chapman mund të aplikojnë për lirim me kusht pas dy viteve.
(Në foto: John Lennon)