Izraeli dhe Palestina pas armëpushimit të ri, shkëmbejnë sulme me raketa

Izraeli dhe Palestinë kanë nisur të zbatojnë në terren një armëpushim të ri 5 ditor në Gaza, për të cilën është dakorduar në fund të armëpushimit të mëparshëm 3 ditor.Por menjëherë pas njoftimit për zgjatjen e armëpushimit, Izaeli filloi sulmet ajrore, në përgjigje të zjarrit të dyshuar me raketa në Gaza. Izraeli tha se kishte vënë në shënjestër objektiva terroriste në Gazë dhe se të paktën tre raketa ishin lëshuar nga Gaza para skadimit të armëpushimit 72 orësh të së mërkurës 13 gusht.Por, nuk ka njoftime për viktima. Gjatë natës nuk ka pasur raportime për  dhunë dhe pritet që të dyja palët të vazhdojnë bisedimet indirekte, me ndërmjetësimin e Egjiptit në Kajro.Hamasi, i cili kontrollon Gazën dhe është i përfshirë në bisedimet në Kajro, e ka mohuar që anëtarët e saj të kenë nisur raketa drejt Izraelit, të mërkuren gjatë natës. Negociatori palestinez në Egjipt tha se zyrtarët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare gjatë javëve që pasojnë dhe që gëzon mbështetje të plotë arabe, rajonale dhe ndërkombëtare.Izraeli nuk ka pranuar të komentojë lidhur me zgjatjen e armëpushimit. Që nga fillimi i ofensivës në Gaza më 8 korrik, gati 2000 persona kanë humbur jetën, 1900 prej tyre palestinëzë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter