Virusi Ebola, "zonat hije" shqetësimi i OKB

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpejtësia me të cilën po përhapet sëmundja e rrezikshme e Ebolas, është e papare ndonjëherë. Keiji Fukuda, përfaqësues i OBSH-së shprehu shqetësimin në lidhje me të ashtuquajturat "zona hije", të cilat janë vende ku  nuk mund të arrihet dhe ku pacientët nuk mund të zbulohen.Organizata konfirmoi 142 raste të reja të sëmundjes nga 19 gushti, si dhe 77 vdekje. Keto shifra tregojnë se sëmundja ka vrarë më shumë njerëz në të gjithë historinë e saj. Gjithsej të pakten 1.427 persona kanë humbur jetën nga virusi deri tani, teksa të prekurit i kalojnë  2,615 persona.Gjatë një konference shtypi në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia, Fukuda tha se lufta ndaj semundjes është tepër e vështirë dhe kërkon kohë. Ai shtoi se nuk është parë ndonjëherë që ebola të levizë me këtë shpejtësi, si në qytete ashtu edhe në zona rurale.Ndërkaq Senegali mbylli dje kufijte me Guinean, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës . Vendi ka ndaluar edhe fluturimet edhe udhëtimet detare  nga Guinea, Liberia dhe Sierra Leone - tre vendet më të goditura nga virusi.Ndërkaq liberia ndodhet në një situatë delikate, pasi banorët e periferisë së kryeqytetit protestojnë për ndërtimin e një karantine gjigante. Si pasojë e përleshjeve me policinë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Sipas banorëve, rrethimi me tela me gjemba i zonës, i pengon ata të kryejnë rutinën e ëerditshme.Ndërkaq edhe Kameruni dhe Bregu i Fildishtë pezulluan fluturimet nga vendet e Afrikës Perëndimore, ku virusi është përhapur me shpejtësi. Afrikano jugorët, të cilët kanë qenë në vendet e prekura do t'i lejohet të kthehen në shtetin e tyre, por do t'i nënshtrohen më parë kontrolleve të rrepta, ka thënë të enjten Ministria e Shëndetësisë.Dy persona, të cilët sapo ishin kthyer nga Liberia dhe Guinea, janë ekzaminuar gjatë ditëve të fundit me Ebola në Afrikën e Jugut. Në Johanesburg ndodhet aeroporti kryesor, i cili përdoret si tranzit, duke lidhur Afrikën jugore me pjesë të tjera të kontinentit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter