Video, policia qëllon një tjetër person me ngjyrë në St. Louise
SHBA- Një tjetër person me ngjyrë është qëlluar në Saint Louise vetëm një javë pas vrasjes së të riut Mike Brown.Pas një telefonate nga një pronar dyqani se një i ri, Kajime Powell, kishte vjedhur pije dhe gjëra të ndryshme, menjëherë dy punonjës police kanë shkuar pranë vendit të raportimit dhe sapo kanë zbritur nga automjeti, Powell ka ecur në drejtim të tyre duke bërtitur më zë të lartë që ta qëllonin.Shefi i policisë i St.Louise Sam Dotson u shpreh se Powell u qëllua pasi i riu u afrua drejt oficerëve shumë pranë duke i kërcënuar më thikë në dorë, por me anë të një video e cila po qarkullon në internet duket se hedh poshtë deklaratat e tij ku duket se ai nuk është afruar aq pranë siç raportohet, dhe se oficerët kanë goditur të riun me ngjyrë me një breshëri plumbash.Për disa ditë qyteti Ferguson në SHBA u përfshi nga trazirat për shkak të vrasjes së një 18-vjeçari me ngjyrë nga policia.