Autopsia: Adoleshenti afrikan u qëllua me 6 plumba nga polici, 2 në kokë

SHBA- Oficeri i policisë në Ferguson të SHBA e ka qëlluar me 6 plumba adoleshentin afro-amerikan, ndërsa dy prej tyre e kanë marrë në kokë.Ky është rezultati i autopsisë së dytë publikuar nga doktori Michael Baden, pas kërkesës së familjes së viktimës 18-vjeçarit të ndjerë, Michael Brown.Gjatë një konference për mediat ku zbuloi dhe rezultatet e autopsies, Doktor Baden, tha se këto rezultate i japin përgjigje familjes së viktimës se sa herë ishte qëlluar ai.Ndërkaq një asistent i doktorit që kreu autopsinë tha se plaga që Brown kishte marrë fillimisht në krahun e djathtë mund të kishte mjaftuar, pasi viktima në atë moment ka ngritur duart lart për tu dorëzuar "por të tjerat nuk i dimë", tha ai.Që prej vrasjes së 18-vjeçarit Brown, Fergusoni është përfshirë nga trazirat, ndërsa për të qetësuar situatën autoritetet amerikane kanë vendosur të dislokojnë Gardën Kombëtare.