Irak, dorëhiqet kryeministri Nouri al Maliki, shpresë për rikthimin e paqes në vend

Irak- Kryeministri i Irakut, Nouri Al Maliki ka dhënë dorëheqjen, me shpresën se një lëvizje e tillë sipas vëzhguesve ndërkombëtarë mund ti japë fund krizës politike në Bagdad.Menjëherë Haider al-Abadi, zv.kryetarit të parlamentit, i është kërkuar nga Presidenti të formojë qeverinë e re.Më herët Maliki refuzoi të jepte dorëheqjen pas 8 vitesh në pushtet, ndonëse u akuzua se e ka thelluar edhe më shumë krizën politike. Dorëheqja e tij është përshëndetur nga Kombet e Bashkuara dhe SHBA.Qeveria e drejtuar nga Maliki dështoi të ndërmerrte masat për të parandaluar luftimet e luftëtarëve islamikë, të cilët kanë pushtuar një pjesë të mirë të Irakut verior.Në një fjalim në televizionin shtetëror, i gjendur nën presion nga z.Abadi dhe nga politikanë të tjerë pjesë e shumicës së muslimanëve shiit, Kryeministri foli për një kërcënim të përshkallëzuar terrorist nga grupi IS, përpara se të njoftonte largimin e tij nga pushteti."Po shpall sot para jush, në përpjekje për të lehtësuar procesin e ndryshimeve politike, formimin e një qeverie të re, dhe mbështetjen time në favor të doktor Haider al Abadi" tha Maliki.Zëdhënësi i Al Maliki, tha se Kryeministri në largim do ta tërheqë ankesën kundër Presidentit dhe do të mbështesë Kryeministrin në ngarkim. Kritikët janë shprehur se politikat sektariane të tij, e kanë precipituar edhe më shumë situatën në vend.Z.Abadi, Kryeministri i ngarkuar, është një nga politikanët më të mëdhenj e më të njohur në vend. Që pas kthimit nga mërgimi në vitin 2003, ai ka mbajtur në Irak poste të larta.Këshilltarja për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Susan Rice e mirëpriti dhe përshëndeti vendimin e Malikit për dorëheqje, duke e përshkruar atë si njëhap të madh përpara për të rikthyer qetësinë në Irak.Ndërsa sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon, dorëheqja e tij do të mundësojë një lehtësim në procesin e formimit të qeverisë së re, që mund të riktheje paqen në vend.Më herët edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama ofroi mbështetjen e tij për tërheqjen e Malikit nga politika dhe kreu i qeverisë.Obama riktheksoi nevojën që irakienët të gjejnë një zgjidhje për krizën politike, duke e cilësuar perspektivën e një qeverie të re dhe gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga Al Abadim, si një mundësi të madhe.Ndërkohë Shtetet e Bashkuara ende vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore kundër militantëve të shtetit islamik.Gjatë ditës së sotme, në Bruksel ministrat e jashtëm të BE-së, pritet të takohen për të diskutuar për dërgesat me armatime për kurdët irakienë për të luftuar ndaj militantëve të IS.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter