Missouri, dislokohet Garda Kombëtare

SHBA - Shteti amerikan i Missourit ka vendosur të dërgojë Gardën Kombëtare në Ferguson, për shkak të përshkallëzimit të protestave pas vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë të paarmatosur. Kryebashkiaku Jay Nixon, ka firmosur një urdhër për të dislokuar përveç policisë dhe forcave të gatshme, edhe gardën kombëtare në Ferguson në përpjekje për të rikthyer paqen dhe rendin në vend, si dhe për të mbrojtur qytetarët e këtij vendi.Vendimi erdhi pas përplasjeve të armatosura mes policisë dhe turmës së zemëruar, në natën e dytë të përleshjeve të dhunshme. Të shtëna janë dëgjuar, ndërkohë që policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës apo tymues për të shpërndarë protestuesit, teksa kaosi kishte mbërthyer rrugët e Fergusonit, në Missouri, gjatë natës së të dielës.Policia, sipas kryebashkiakut, ka qënë e rrethuar dhe e kërcënuar, ajo nuk ka patur asnjë alternativë tjetër përveçse t’u përgjigjet kërcënimeve. Prej dy ditësh në vend është vendosur edhe gjendja e shtet-rrethimit, të cilët protestuesit e kanë sfiduar, duke dalë sërish në protesta.  Vrasja e adoleshentit Michael Brown ndodhi më 9 gusht dhe nga ajo ditë, qindra protestues, mes tyre edhe fëmijë e të rinj kanë nisur protesta në shenjë zemërimi ndaj kësaj ngjarjeje.Oficeri i policisë, Darren Wilson, qëlloi mbi adoleshentin pasi e ndaloi atë teksa ecte në mes të rrugës, duke prishur trafikun. Menjëherë në mbrojtje të policit dhe për të qetësuar qytetarët, kryebashkiaku i Misurit publikoi edhe disa pamje në television, ku i riu Michael Brown, shfaqej duke vjedhur vetëm disa orë përpara vdekjes.Të dielën, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Eric Holder, urdhëroi një autopsi federale të trupit të Brown, si dhe siguroi familjen dhe komunitetin se do të ketë një hetim tërësor të vdekjes së tij, pasi u qëllua nga oficeri Darren Wilson.Ndërkohë, sipas një raporti të "New York Times", nga një autopsi paraprake private ka rezultuar se Brown është qëlluar të paktën 6 herë dhe 2 plumba e kanë prekur në kokë. Megjithatë saktësohet se plumbat nuk janë qëlluar nga një distancë shumë  e afërt, për shkak të mungesës së barutit në trupin e viktimës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter